Bentler: KFORI do të përqendrohet në veri të Kosovës
Ai siguron se trupat e tij do të mbrojnë integritetin territorial të vendit dhe do të sigurojnë mjedis të sigurtë për të gjitha komunitetet. Bentler bëri të ditur se KFOR-i nuk është pjesë e strategjisë së Prishtinës për integrimin e veriut, me të cilën synohet vendosja e ligjshmërisë në këtë pjesë të vendit.
"Veriu do të jetë pika kryesore e përpjekjeve tona sepse aty shohim shumë potencial për trazira, prandaj unë dua që trupat ta njohin nga afër këtë zonë shumë të rëndësishme", tha gjenerali Bentler.
Ndërkohë, Bentler përjashtoi mundësinë që Serbia të paraqesë kërcënim për Kosovën, përkundër ndikimit të saj tek popullata serbe në veri. "Serbia nuk ka as mundësi, e as synim për t'i bërë ndonjë dëm Kosovës. Unë jam pothuajse i sigurtë për këtë", deklaroi gjenerali Markus Bentler.