Maqedoni, ligji për simbolet sot në Parlament

Parlamenti maqedonas, pritet të vijojë sot me debatin parlamentar për ndryshimet e Propozim-Ligjit për përdorimin e simboleve kombëtare të bashkësive etnike.
Ndryshimet e Ligjit për simbolet ka lidhje me faktin që në komunat me mbi 50 për qind të popullsisë shqiptare, të mund të theksohet flamuri i tyre kombëtar, së bashku me flamurin shtetëror në objektet zyrtare lokale.
Pushteti komunal duhet të vendos se kur duhet të përdoren simbolet kombëtare dhe shtetërore. Sipas ndryshimeve, parashikohet që flamujt e bashkësive të jenë me format më të vogël nga ato shtetërore. Këto ndryshime janë pjesë të marrëveshjes së fundit të partnerëve të koalicionit VMRO-DPMNE.