E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athinë, kontesti i emrit jo në agjendën e Klinton

Çështja e emrit nuk ka qenë pjesë e agjendës së sekretares amerikane të shtetit gjatë vizitës së saj dyditore në Greqi.

Mediat greke kanë theksuar se kontesti i emrit midis Athinës dhe Shkupit është biseduar në kuadër të procesit të zhvillimeve rajonale dhe çështjeve të hapura, që ka Greqia në planin e jashtëm dhe fqinjësor, ndërsa aspak nuk është prekur si çështje parësore.

Shefi i ri i diplomacisë greke, Stavros Lambrinidis theksoi se Greqia ndan vizionin e SHBA-ve, për Ballkanin si një rajon ku do të mbizotëroj paqja, stabiliteti dhe siguria, dhe jo nacionalizmi siç ka mbretëruar në të kaluarën.

Lambrinidis prezantoi planin grek “Agjenda 2014” për vendet e Ballkanit Perëndimor, përmes të cilit Greqia dëshiron që të gjitha vendet e rajonit të ndërtojnë bashkëpunim të fuqishëm nën ombrellën evropiane.

Sekretarja amerikane, Klinton, e cila po viziton për herë të parë Athinën në cilësinë e detyrës së re, deklaroi se vlerëson përpjekjet e kryeministrit grek Papandreu për zgjidhjen e çështjeve të hapura që janë të rëndësishme për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE dhe NATO. Pas Athinës, sekretarja amerikane do të vijojë turin e saj në 12 vende të tjera, duke përjashtuar vendet e Ballkanit Perëndimor

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›