E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lulzim Basha jep të enjten betimin

Nga Express më 17 korrik 2011 në ora 15:30

Lulzim Basha do të kurorëzohet si kryebashkiak i Tiranës të enjten ose të premten. Pas mbylljes së procesit të Tiranës nga dy gjykatat për njohjen si kryebashkiak dhe mandatet e këshillit, Basha po përgatitet të marrë përsipër funksionin.

Përfaqësuesi i PD-së në KQZ, Niazi Kosovrasti, në një prononcim për medien, tha se krye-komisionari Arben Ristani i ka përcjellë vendimin e shkurtuar për shpalljen e Bashës si fitues në prefekturë edhe sekretariatit të bashkisë së metropolit shqiptar.

Sipas Kosovrastit, sekretari i këshillit bashkiak, Vladimir Gjonaj, ka 5 ditë afat për të mbledhur këshillin me 55 anëtarë, ku Partia Demokratike do të ketë 28 vende, ndërsa koalicioni i së majtës 27 vende.

Në këtë mbledhje, sipas udhëzimit të ministrit të Brendshëm, veç konstituimit të këshillit, kryetari i ri do të bëjë betimin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›