Jahjaga nis vizitën 2-ditore në Slloveni
Me ftesë të homologut slloven, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sot pritet të nisë vizitën 2-ditore në Slloveni.
Temat kryesore të diskutimit mes dy krerëve shtetërorë, pritet të jenë raportet dypalëshe dhe çështjet e bashkëpunimit rajonal.
Gjatë vizitës së saj në Slloveni, presidentja e Kosovës do të takohet edhe kryetarin e Parlamentit slloven, Pavel Gantar, si dhe kryeministrin Borut Pahor.