E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, marsh protestues i gazetarëve

Në shenjë revolte nga situata e krijuar në mediat vendore, pas mbylljes së tre gazetave dhe largimit nga puna te dy gazetarëve, të cilët folën hapur për presionet nga punëdhënësit e tyre, Shoqata e Gazetarëve, sot organizoi një marsh protestues që simbolikisht filloi 5 minuta para orës 12.00.

“Ne si shoqatë duhet të ngremë zërin kur mbyllen mediat, pavarësisht se cilat janë arsyet, pasi viktima janë 150 gazetarë që mbeten pa punë. Duhet tu bëjmë me dije të gjithëve se do t`i shfrytëzojmë të gjitha të drejtat legale të mbrojmë të drejtat tona dhe dinjitetin e gazetarëve”, ka deklaruar Naser Selmani, kryetar i Shoqatës së Gazetarëve në Maqedoni.

Gazetarët gjithashtu kanë ngritur zërin edhe kundër pronarëve të mediave të cilët gjithnjë e më shumë po shkelin të drejtat e gazetarëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›