E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria shpenzon buxhetin për kabinetet e ministrave

Qeveria e Kosovës po dëmton buxhetin e shtetit me shpenzimet e kota për kabinetet e ministrave, zëvendësministrave dhe të stafit teknik. Ky ka qënë vlerësimi i Lidhjes Demokratike te Kosovës (LDK).
 

Lidhja Demokratike e Kosovës vlerëson se kjo Ministri po shpenzon kot dhe nuk po zhvillon asnjë aktivitet normal. Që nga fillimi i këtij mandati, sipas LDK-së, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë nuk ka dhënë asnjë rezultat.
 

“Lidhja Demokratike Kosovës vlerëson se Qeveria edhe në këtë rast ka punuar për interesat e veta, ka akomoduar njerëzit e vet në institucione, paguan ata pa bërë asnjë punë dhe ata shpenzojnë paratë e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në deklaratë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›