Ashton-Thaçit: Rezultate inkurajuese në Kosovë

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton ka thënë se zhvillimet e fundit në Kosovë, janë inkurajuese për prespektivën e saj evropiane.
Pas një takimi me kryeministrin e vendit, Hashim Thaçi, Ashton ka pohuar se janë miratuar ligje të rëndësishme dhe se bashkëpunimi i nevojshëm me EULEX-in si dhe rezultatet e dialogut me Serbinë janë zhvillime inkurajuese.
Ndërkohë, kryeministri Hashim Thaçi ka pohuar se Kosova do të vazhdojë axhendën e saj evropiane, dhe të tjera marrëveshje do të arrihen me Serbinë, e më të cilat përfitojnë, sipas tij, qytetarët e të dyja vendeve.