Rinis gjyqi, Mlladiç përjashtohet nga salla

Përjashtimi i Mlladiçit nga gjykata u bë pasi ai vazhdimisht ndërpreu procedurat e seancës dëgjimore.
Mlladiç, i cili refuzoi avokatin e caktuar nga gjykata, nuk pranoi të deklarohej në lidhje me akuzat në seancën e sotme dëgjimore në Gjykatën e Hagës.
69-vjeçari akuzohet për krime lufte në konfliktin e Bosnjës në vitet ’90, përfshirë masakrën e Srebrenicës ku u vranë 8 mijë burra dhe djem myslimanë.
Gjyqtari kryesues Alfons Orie, pasi ishte ndërprerë disa herë nga Mlladiçi dhe pasi kërkoi disa herë që të mbante qetësinë, tha: “Z. Mlladiç, Gjykata ju urdhëron që ta lini sallën e gjyqit”.
Pas daljes së të akuzuarit, Gjykata, në emër të tij ka deklaruar pafajësinë për 11 akuzat, përfshirë edhe atë për gjenocid. Në seancën e parë, Mlladiç i quajti akuzat si “të padurueshme” dhe “monstruoze”.
/Start/
2011-07-04 12:05