E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, mblidhet në Ohër Samiti vjetor i ministrave të mbrojtjes të EJL-së

 

OHER-Në Ohër do të hapet sot zyrtarisht mbledhja vjetore e ministrave të mbrojtjes të vendeve të Evropës Juglindore të përfshira në procesin SEDM. Takimi i rregullt vjetor në Ohër do të mbledhë ministrat e 16 vendeve, ku për herë të parë do të marrin pjesë dhe ministrat e mbrotjes së Shteteve të Bashkuara, Turqisë, Greqisë dhe Shqipërisë.

Kështu krahas ministrave të mbrojtjes nga shtetet e rajonit dhe sekretarit shtetëror për mbrojtje të SHBA-ve Robert Gates që ndodhet këto ditë në Ballkan, pritet të marrin pjesë edhe, komandanti i krahut jugor të NATO-s me seli në Napoli, Mark Ficxherald, komandanti i brigadës së Evropës Juglindore Virxhill Balaceano, ministri grek i Mbrojtjes Evangelos Meimarakis dhe nënsekretari shtetëror italian, Xhuzepe Kosiga.

Në SEDM janë përfshirë 12 vende - anëtare të barabarta edhe atë SHBA-ja, Shqipëria, Bullgaria, Greqia, Italia, Maqedonia, Rumania, Turqia, Ukraina, Kroacia, Sllovenia dhe Bosna e Hercogovina dhe katër vende vëzhguese - Gjeorgjia, Moldavia, Mali i Zi dhe Serbia.
"Objektivi është t'i sigurojmë miqtë dhe aletatë tanë nga këto vende për vazhdimin e angazhimit amerikan" i tha Gates gazetarëve.
Gates udhëtoi drejt Maqedonisë pas vizitës që bëri dje në Kosovë, ku hodhi poshtë çdo mundësi për ndarjen e vendit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›