Serbi, Vuleviç dëshmon: Scorpions përgjegjës për masakrën e Podujevës
BEOGRAD-Procesi gjyqësor ndaj anëtarëve të Scorpions ka pritur dje një dëshmitar të rëndësishëm. Komandanti i njësisë së anti-terrorizmit në Serbi dëshmoi kundër katër anëtarëve të njësisë famëkeqe Scorpions, që po gjykohen për krime lufte në Kosovë.
Bëhet fjalë për një nga masakrat më të rënda, atë të Podujevës në mars të 1999, ku u vranë 19 civilë, përfshi gra, fëmijë dhe të moshuar. Nga kjo masakër mbijetuan, vetëm pesë fëmijë.
SpasojeëVuleviç, kreu i njësisë së anti-terrorizmit, i cili ka luftuar në Kosovë tha se "kam tregues të qartë" se “Scorpions” janë përgjegjës për vrasjet”. Ai tregoi se nuk ka patur asnjëherë sadisfaksion nga puna e anëtarëve të kësaj njësie. Sipa tij, anëtarët e kësaj njësie janë "mendërisht të pashëndetshëm" dhe të papërgatitur për betejë.
Ndërkaq një tjetër anëtar i Scorpions është dënuar në vitin 2004 me 20 vjet burg për masakrën e Podujevës.
(d.b/BalkanWeb)