Tension në Shkup dhe Tetovë
Mediat shqiptare dhe maqedonase kanë raportuar për një tjetër natë me tensione dhe incidente të ndryshme në Shkup dhe në Tetovë.
Siç informon Alsat M rreth orës 1 të mëngjesit është sulmuar një autobus me gurë nga disa të rinj të cilët menjëherë janë arrestuar. Sipas informatave nga terreni janë arrestuar tre persona dhe kjo ka shkaktuar revoltë edhe tek banorët e lagjes.
Ministria e punëve të brendshme ka bërë të ditur edhe incidente të tjera
Sipas njoftimit, një grup prej katër personash kanë rrahur tre fëmijë mbrëmë rreth orës 19.00 në afërsi të Parkut të Qytetit në Shkup. Sipas informacioneve të para, sulmuesit kanë përdorur shufra hekuri ndaj të miturve. Dy nga fëmijët kanë marrë plagë të rënda, njëri prej të cilëve është shtruar në spitalin kirurgjik në Shkup.
Një incident tjetër ka ndodhur në lagjen Shutkë kur katër persona kanë sulmuar fizikisht Musa B. 20 vjeç. Ata pasi që e kanë rrahur fizikisht, kanë shtënë në ajër me armë zjarri, duke u larguar nga vendi i ngjarjes.
Mediat maqedonase për incidentin e parë kanë raportuar se të sulmuar janë fëmijë maqedonas që ishin sulmuar nga shqiptarë. Ndërsa në rastin e incidentit të dytë bëhet fjalë për pjesëtarë të komunitetit shqiptar duke përfshirë edhe viktimën e sulmuar.
Policia e Tetovës ka informuar mbrëmë se rreth orës 22.00 janë sulmuar dy vajza të reja 15 vjeçare, në këtë rast siç thuhet njëra prej tyre ka marrë lëndime trupore. Mediat maqedonase raportuan mbrëmë se dy vajzat maqedonase janë sulmuar nga ana e pesë personave, për të cilët mediat lokale kanë theksuar se janë shqiptarë.
(ar.si/BalkanWeb)