E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, ndalohet kreu i AK-së Valon Kurtishi

Ndalohet dhe mbahet për disa orë në polici kreu i Aleancës “Kuq e Zi” në Maqedoni Valon Kurtishi. Lajmi bëhet i ditur nga aleanca e cila thekson se së bashku me Kurtishin janë ndaluar edhe aktivistë të tjerë të AK-së të cilët po përgatisnin festimet për 28 Nëntorin, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
 

Sipas AK-së Kurtishi së bashku me aktivistët janë ndalur ndërsa ishin duke dekoruar rrugët e qytetit të tetovës me flamuj kuqezi.
 

AK-ja e cilëson aktin e policisë maqedonase si pengesë për festimet e 28 Nëntorit të Pavarësisë së Shqipërisë ndërsa shton se një veprim i tillë është tendencioz.
 

Aleanca “Kuq e Zi” është duke festuar 28 Nëntori, Ditën e Pavarësisë në të gjtiha trevat shqiptare si në Kosovë, Maqedoni dhe diasporë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›