E Shtunë, 31 Tetor 2026

Assadi dhe regjimi, drejt fundit

Kështu u shpreh sot shefi i diplomacisë franceze  Alain Juppé, duke pranuar njëherazi se "gjërat po ecin ngadalë" për ndalimin e represionit.

"Ditët e tij janë të numëruara. Për fat të keq gjërat po ecin ngadalë për ndalimin e represionit. Por ato po ecin pasi Lidhja Arabe, që ka një peshë të konsiderueshme, vendosi dje një numër sanksionesh që do ta izolojnë edhe më tepër regjimin sirian", deklaroi ai në radion franceze France Info. "Ditët e tij janë të numëruara, kjo është shumë e qartë, ai sot është tërësisht i izoluar", shtoi ministri.

Lidhja Arabe miratoi dje sanksione ekonomike të ashpra kundër regjimit të presidentit Bashar  al-Assad për ta detyruar atë t'i japë fund represionit të përgjakshëm që vazhdon që prej më tepër se tetë muajve. /L.F/Start/

                                                                                             2011-11-28 10:36
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›