E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pavarësia e Shqipërisë, Ivanov uron presidentin Topi

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov ka uruar presidentin shqiptar Bamir Topi me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.
“Më paraqet kënaqësi të veçantë që me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë në emrin tim personal dhe në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë tu dërgoj urimet më të sinqerta me dëshira për përparim të mëtejshme të vendit tuaj dhe mirëqënie të qytetarëve të saj. Jam i bindur se në periudhën që do të pasoj me përpjekje të përbashkëta por edhe me dinamikë të rritur do ti shfrytëzojmë të gjitha mundësitë për përforcimin e mardhënieve dhe pasurimit të bashkpunimit të gjithanshëm”, thekson presidenti maqedonas Ivanov.
Sipas tij, miqësia tradicionale mes dy vendeve dhe dy popujve si dhe përpjekjet e përbashkëta për stabilitet dhe përparim të rajonit parashtron nevojën që marrëdhëniet mes dy vendet të përparojnë dhe të zhvillohen më tej.
“Zoti President më lejoni që t`ua përcjell përshëndetjet e ngrohta dhe të sinqerta nga Republika e Maqedonisë por edhe t`u dërgoj shprehjet e respektit tim më të lartë”, thuhet në fund të mesazhit urues të presidentit Ivanov.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›