E Diel, 1 Nëntor 2026

Takimi i KFOR me serbët, asnjë marrëveshje

Përfaqësuesit e KFOR-it dhe kryetari i komunës paralele të Zubin-Potokut, Slavisa Ristic, nuk arritën të gjejnë gjuhën e përbashkët për zgjidhjen e situatës në fshatin Jagnjenicë, ku forcat paqeruajtëse të NATO-s sot kanë larguar një barrikadë.

Ristic u ka kërkur ushtarëve të KFOR-it të kthehen në pozicionin fillestar dhe të lirojnë kryqëzimin të cilin ushtarët e mbajnë të bllokuar që në mëngjes.
 

Nga KFOR-i është kërkuar që qytetarët të largohen, duke paralajmëruar se në vendin ku ka qenë barrikada, drejtë fshatit shqiptar Çabër, do të vendoset një punkt i përhershëm kontrolli.
 

Ristic ka deklaruar se nuk mund të premtojë diçka të tillë në emër të qytetarëve serbë, çfarë ka bërë që biseda të përfundojë pa ndonjë marrëveshje.
 

Në Jagnjenicë thuhet se situata aktualisht është e qetë, por shumë e tensionuar. Trupat e KFOR-it janë rreshtuar në kordon me pajisje luftarake. Beta raporton se ata kanë sjellë nga Mitrovica edhe automjete tjera të blinduara, me të cilat kanë bllokuar rrugën drejtë Mitrovicës.

Zubin-Potoku thuhet se është i izoluar nga pjesa tjetër e veriut të Kosovës.
Në të njëjtin vend ka edhe qytetarë serbë, të cilët refuzojnë të shpërndahen, përkundër apeleve të KFOR-it.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›