E Diel, 1 Nëntor 2026

Fondacioni “Fëmijëtshqiptarë” aktivitetebamirësie në Elbasan

ELBASAN- Fondacioni “Fëmijët shqiptarë” prezent në qytetin e Elbasanit. Drejtuesja e këtij fondacioni Liri Berisha ka organizuar në ketë qytet disa aktivitete bamirësie dhe sensibilizuese nën moton “Pedalo për jetën”.

Vizita e parë e zonjës Berisha ka qenë në qendrën e personave me aftësi të kufizuar të cilëve iu dhuruan 10 karroca invaliditeti. Më pas aktiviteti i rradhës vijoi në Shtëpinë e fëmijëve “Shtëpia e shpresës” ku së bashku me një tjetër fondacion do të mundësohet këtu depistimi falas i syve për rreth 150 fëmijë nga tre shtëpi fëmijësh në qytetin e Elbasanit. Ndërkohë po në qytetin e Elbasanit u dhuruan nga fondacioni i drejtuar nga zonja Berisha rreth 50 bicikleta për nxënësit më të mirë në mësime.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›