E Shtunë, 31 Tetor 2026

Silajxhic: Bosnjanuk është gatipër njohjen e Kosovës

SARAJEVë- Forcat kryesore politike në Bosnje Hercegovinë deklarojnë se nuk kanë pasur asnjëherë si qëllim të tyren njohjen e pavarësisë së Kosovës.

"Ne nuk e kemi pasur kurrë në rendin e ditës njohjen e Kosovës, për shkak se në përbërjen që kemi ne, njohja e Kosovës nuk do të ishte e mundur", thotë në një intervistë për BBC-në Haris Silajxhic, kryesues i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës.

Ndërkaq, vëzhguesit ndërkombëtarë dhe ata vendorë në Sarajevë janë të mendimit se pikërisht për shkak të raporteve të tensionuara serbo-boshnjake dhe atyre shqiptaro-serbe, për shkak të qetësisë së brendshme, politika boshnjake edhe për një kohë do të ndjekë kursin aktual, mirëpo të gjithë pajtohen se çështja e njohjes së dokumenteve të udhëtimit apo dhe e depërtimit të mallrave nga Kosova, do të zgjidhet konform standardeve të Bashkimit Evropian ku mëtojnë të përfshihen të gjitha vendet e rajonit.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›