Maqedoni, organizata kristiane djeg flamurin shqiptar

Organizata e njohur si "Organizata Kristiane" (Hristianska Organizacija) ka shfaqur publikisht një video duke djegur flamurin shqiptar, shoqëruar me thirrje raciste antishqiptare.
Videoja e publikuar paraqet dy persona të maskuar që këndojnë këngë antishqiptare dhe ndërkohë e vënë flakën flamurit shqiptar. Ata bëjnë thirrje për bashkimin e krishterëve kundër shqiptarëve për zhdukjen e tyre.
Gjatë tërë videos së publikuar vijojnë titra në gjuhën angleze për të kuptuar mesazhin e tyre.
"Mos provoni të digjni tempujt e shenjte të krishterë. Mos luani me jetën tuaj, jetën e fëmijëve tuaj sepse or myslimanë, ju ka ardhur fundi ju dhe ka ardhur fundi i fesë suaj, Zotit tuaj dhe xhamisë tuaj”, shkruhet në titra.
Lidhur me shfaqjen e kësaj videoje sot priten reagimet dhe komentet e institucioneve përgjegjëse shtetërore.