Maqedoni, papunësia rrezikon të thellohet
Papunësia mbetet një nga problemet thelbësore në Maqedoni dhe ekziston rreziku që në të ardhmen ajo të thellohet.
Sipas mediave maqedonase, të cilat iu referohen të dhënave zyrtare, 30 përqind e popullsisë në vend janë të papunë.
Fenomeni ka prekur kryesisht pakicën shqiptare, si dhe etnite jomaqedonase, duke e çuar numrin e të papuneve në 342 mijë.
Gjithashtu, investimet e huaja por edhe ato vendase janë shumë të ulëta, gjë që ndikon në mungesën e krijimit të vendeve të reja të punës.