E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protestat në Iran, Gjermania reagon kundër dhunës

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka reaguar kundër ndërhyrjes së policisë iraniane kundër demonstruesve duke e cilësuar atë si të papranueshme.
Ndërsa ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerëelle, nga ana e tij i bëri një apel autoriteteve të Teheranit duke i kërkuar "që të bëjnë gjithçka është e mundur për të evituar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës".
"Irani duhet të garantojë të drejtat civile dhe politike të qytetarëve të tij. Komuniteti ndërkombëtar nuk do të tregohet indiferent", deklaroi Westerëelle.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›