Ruli: Bujqësia e braktisur nga bankat

Sektori bujqësor në Shqipëri është i braktisur prej bankave ose ka një financim me vetëm 1 përqind të të gjitha kredive të dhëna. Kështu ka deklaruar ministri i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, Genc Ruli. "Shteti shqiptar", vazhdoi më tej Ruli, "duke e ditur rëndësinë e bujqësisë në ekonominë shqiptare ka vendosur t'i kushtojë më tepër vëmendje rritjes së fondeve".
Vendi ynë është një vend agrar dhe për këtë zhvillimi apo financimi i bujqësisë është një fakt me rëndësi vazhdoi më tej Ruli. Për të diskutuar rreth çështjes së kreditimit ministri Ruli organizoi takimin me Unionin Shqiptar të Kursim Kredive dhe me Agjensinë e Zhvillit të Zonave Malore.