Maqedoni, partitë shqiptare zgjedhin kandidatët për President
Autori i Lajmit: red.
Mirushe Hoxha për PDSH-në dhe Agron Buxhaku nga BDI-ja do të jenë 2 kandidatët shqiptarë që do të tentojnë presidencën
SHKUP - Partia Demokratike Shqiptare dhe Bashkimi Demokratik për Integrim kanë caktuar mbrëmë dy emrat e tyre që do të garojnë përkrah kandidatëve maqedonas. PDSH zgjodhi Mirushe Hoxhën si kandidate për garën presidenciale të zgjedhjeve të 22 marsit. Mirushe Hoxha është e njohur edhe si drejtorja e parë e Institutit "Pjetër Bogdani", Institut i trashëgimisë shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve, i pari i këtij lloji në Republikën e Maqedonisë, i themeluar gjatë qeverisjes së PDSH-së. Ajo shquhet si një nga shkencëtaret e mirënjohura shqiptare të brezit të ri në Maqedoni, e cila ka tri diploma: Fakultetin Filologjik (Universiteti "Shën Cirili dhe Metodi" në Shkup); Psikologji (Universiteti i Zagrebit, Kroaci); Siguri Ndërkombëtare (Universiteti Sophia-Antipolis, Nice, Francë), ndërsa ka dhe një mumër titujsh shkencorë. Aktualisht ajo është lektore pranë Universitetit të Shkupit, Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë dhe në Universitetin e Zagrebit në Kroaci. BDI-ja ka zgjedhur Agron Buxhakun, si kandidat presidencial i kësaj partie shqiptare. Vendimi është marrë nga Këshilli Qendror i partisë shqiptare në pushtet. Buxhaku, anëtar i lartë i BDI-së gjatë periudhës së vitit 2002-2006 ka qenë ministër i Transportit dhe Lidhjeve. Ndërkohë dy partitë kryesore maqedonase bënë publik më parë emrat që do të garojnë për postin e kreut të shtetit. Në Konventën e saj, Lidhja Socialdemokrate në Maqedoni ka konfirmuar se kandidati i saj për zgjedhjet presidenciale do të jetë profesori Lubomir Fërçkovski. Këtë kandidaturë do ta përkrahin edhe socialdemokratët e rinj. Edhe pse si opsion u shfaq në fund, kandidatura e profesorit Lubomir Fërçkovskit u zgjodh në mesin e Lidhjes Socialdemokrate. Z. Fërçkovski i cili konsiderohet si ekspert juridik dhe i cili ka marrë pjesë edhe në përpilimin e Marrëveshjes së Ohrit, tani futet në garën për kreun e shtetit. Kandidatura e tij vjen pasi edhe VMRO DPMNE që është në pushtet, zyrtarizoi kandidatin e saj, profesorin tjetër, Gjorgji Ivanov. Të dy janë kolegë dhe japin mësim në të njëtin fakultet, në atë juridik në Shkup. Madje ata janë dhe autorë të përbashkët edhe të një libri, por vëzhguesit thonë se fushata do të jetë e ashpër, sepse të dy njihen për rivalitetin që kanë në qëndrimet e tyre. Z. Ivanov është i ngurtë për sa i përket çështjes së emrit, kurse z. Fërçkovski, kritik i madh ndaj qëndrimeve të tilla. Afati për regjistrim pranë institucioneve që organizojnë zgjedhjet është 3 shkurti. Kurse dita e votimit është 22 marsi.
Ky lajm është publikuar: 29/01/2009