Si dënohej femra për moral, pa prova, vetëm mbi fjalët e burrave
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Duket se për çdo çështje gjyqësore që lind në qytet mes qytetarëve, Sllavëve, Arbëreshëve dhe të huajve të çdo lloji, Mbreti ia beson të drejtën për të gjykuar gjykatësve. Këtu përjashtohen katër çështje, të cilat i gjykon vetë Mbreti dhe që kanë të bëjnë me kurorëthyerjen, me vrasjen e shërbëtorit, me atë të shërbyeses dhe me vrasjen e kalit. Duket se këto vepra penale kanë pasur karakter tepër delikat në atë kohë dhe pse shumë të ndryshme në përmbajtje nga njëra-tjetra.
Shkodra mesjetare nuk ka qenë aq tolerante në çështje të moralit sikurse duket në ditët e sotme. Në vitet 1400, ligjet ndëshkonin rreptë jetën e lirshme të gruas, shprehjen publike të seksualitetit, marrëdhëniet jashtëmartesore. Bie në sy se ajo është e vetmja e ndëshkuar dhe nuk ka bashkëfajtorë meshkuj. Gruaja që thyente normat e sjelljes që priteshin prej saj, ishte “delja e zezë” e cila nuk tregohej thjesht me gisht, por goditej e dëbohej nga qyteti, gjë që të kujton pasazhe nga Ligji i Shenjtë i Hebrenjve. Ashtu si mësonin farisenjtë në Izrael popullin, banorët e Shkodrës guxonin të vinin dorë mbi një grua dhe ta fyenin atë publikisht për shkak të moralit të saj të prishur. Kreu 87 “Mbi gratë e përdala” thoshte se, kur një grua provohet se është e përdalë nga dëshmia e dy ose tre burrave, nuk lejohet të mbajë kapele mbi kokë, siç është zakoni dhe e as të shoqërohet me këdo. Pra, vetëm dëshmia e burrave pranohej si e vërtetë, gjë që ligji e lë të nënkuptuar, përderisa nuk thotë të njëjtën gjë për gratë. Fjala e burrave për moralin e grave me sa duket shihej e besueshme, jo pse vetëm këta-burrat mund të kishin prova si partnerë seksualë ose të provokuar prej këtyre grave, por sepse nuk shihej të kishin “konflikt interesi”, siç mund të ishte në këtë kontekst, gara mes femrave, cmira dhe shpifja që buron nga rivaliteti brenda gjinisë.
Persekutimi i gruas së pamoralshme shkon deri në izolimin e saj nga shtresat e larta më pas në dëbimin nga qyteti. Asaj nuk i lejohej të rrinte e të banonte pranë zonjave fisnike. Ligji nuk thotë “pranë çdo gruaje të ndershme”. Pra, rrjedhimisht një grua me njollë nuk mund të ishte as shërbyese e grave të pasura dhe për rrjedhim ajo kishte humbur shumë shanse për t u punësuar e mbijetuar. Nëse vepronte ndryshe, do të gjobitej me 8 hyperperë që ndaheshin midis Kontit dhe paditësit.
Bie në sy, se deri në këtë moment, ligji jep ndëshkime me karakter social, të cilat bazohen tek opinioni i keq, fjalosja që ekzistonte për një grua. Pra, edhe vetëm me opinion ajo ndëshkohej. Por, sa më i rëndë bëhej ndëshkimi, kur provohej shthurja e saj. “Nëse provohet se një grua e përdalë bën punë të liga ose kërkon të prishë të tjerët, ajo duhet të lërë qytetin brenda tre ditësh dhe nëse e kapërcen afatin, të ndëshkohet me 8 hyperperë gjobë, të sillet rrugëve të qytetit duke u rrahur me shkop dhe në fund të syrgjynoset dhe kurrë të mos kthehet në vendin tonë”. Këtu, Statutet e Shkodrës mesjetare ngjasojnë në këtë pikë edhe me Kanunin e Lekë Dukagjinit, i cili flet për turpërim, djegie të grave e dëbim të tyre nga vendi. Por statutet e Shkodrës, së paku nuk flasin për vrasje të grave.
Mbi gratë e përdala
Kreu 87
Nëse një grua provohet se është e përdalë nga dëshmia e dy ose tre burrave, të mos lejohet të mbajë kapele mbi kokë, siç është zakoni ynë, e as të shoqërohet me këdo. Nuk i lejohet të rrijë e të banojë pranë zonjave fisnike. Nëse vepron ndryshe, do të gjobitet me 8 hyperperë, që ndahen midis Kontit dhe paditësit. Nëse provohet se një grua e përdalë bën punë të liga ose kërkon të prishë të tjerët, ajo duhet të lërë qytetin brenda tre ditësh dhe nëse e kapërcen afatin, të ndëshkohet me 8 hyperperë gjobë, të sillet rrugëve të qytetit duke u rrahur me shkop dhe në fund, të syrgjynoset dhe kurrë të mos kthehet në vendin tonë.
Si ndëshkohej ndërtimi pa leje i shtëpive, shkallëve e hapja e dritareve
Konfliktet me fqinjët: Ndalohej hapja e portës ballë për ballë me fqinjin
Banesa, bashkëjetesa me fqinjët, respektimi i normave të ndryshme në ndërtimin e shtëpive dhe konfliktet e mundshme janë parashikuar hollësisht përmes shumë neneve në statutet e qytetit të Shkodrës. Kjo pjesë dëshmon qartë kulturën e zhvilluar qytetare dhe principet e një jete që njeh dhe merr në konsideratë detyrimet dhe nevojat në një bashkësi. Të ndërtoje një shtëpi në Shkodrën mesjetare nuk kërkonte kaq shumë letra sa sot, por njëherësh as nuk ishte e mundur të ndërtoje pa ligj si sot. Vetë statuti i qytetit, ligji mbi të cilin zgjidhej çdo konflikt, përcaktonte kushtet në të cilart ndërtohej një shtëpi. Saktësisht në kreun 8 thuhej: “ Nëse dikush ka ndërmend të ndërtojë një shtëpi më gurë apo me dru, në një truall ku nuk ka pasur ndërtesë me parë, së pari duhet të thërrasë gjykatësit dhe duhet të rrethojë vendin me mur ose me gardh. Përtej rrethimit mbetet një hapësirë dy hapash. Nëse nuk i fillon punimet, detyrohet t i paguajë Komunës 20 hyperperë duke humbur edhe truallin. Këto gjëra duhet të kryhen me akte të noterit”. Ndërsa kreu vijues flet për shtëpitë e rindërtuara. Aty përcaktohet se Personi që fillon të punojë e të rindërtojë shtëpinë e trashëguar nga prindërit ose të dhënë në pajë, qoftë kjo prej druri apo prej guri, mund t i vazhdojë punimet deri në fund, në rast se brenda tre ditëve nga fillimi i punimeve nuk paraqitet ndonjë ankesë. Po në këtë kapitull është parashikuar se si zgjidhen kontradiktat në rast meremetimi të një shtëpie. (neni 10). Nëse dikush kërkon të meremetojë një shtëpi më qëllim shitjeje ose këmbimi, duhet të jetë i pajisur me një dokument të noterit ose një garanci te besueshme.Nëse brenda ditës nga filimi i punimeve nuk paraqitet ndonjë ankesë, ai mund të vazhdojë i pashqetësuar punimet. Por sa e madhe lejohej të ishte një banesë? Duket se ligji i kohës ka qenë shum zemërgjerë duke u lejuar qytetarëve të tij që të ndërtonin aq hyrje sa persona ka shtëpia dhe për të kundërshtuar këtë, nuk pranoheshin ankesa. (Veçse nuk kemi të qartë se çfarë kanë parasysh me “hyrje” në këtë rast: një dhomë, një kthinë tip garsonieri apo një apartament të tërë të bollshëm, konvertuar ky në fjalorin e sotëm. (Kreu 11: Lejohet që një banesë të ketë aq hyrje sa persona ka dhe për këtë nuk mund të ketë ankesa.
Po të kihet parasysh arkitektura shkodrane në ndërtimet e banesave, “korpusi i fqinjërimit”, mund të kuptohen më mirë nenet që zgjidhin marrëdhëniet midis banorëve. Kështu, hapja e një porte apo dritareje nuk ishte një punë kaq e thjeshtë dhe duhet të respektonte të drejtën e të tjerëve për të pasur intimitetin e tyre. Ligji e ndalonte hapjen e portës së shtëpisë apo të qilarit si dhe hapjen e dritares ballë për ballë me fqinjin, me përjashtim të rasteve kur në momentin e ndërtimit të shtëpisë , i zoti kishte lënë një hapësirë të mjaftueshme për ndërtimim e shkallëve në një moment të dytë. Atyre që vepronin në kundërshtim me këtë dispozitë, u ndalohej të bënin shkallë dhe u pritej një gjobë prej 8 hyperperësh, që ndahej mes Kontit dhe paditësit. Vihet re se thuajse në të gjitha rastet, gjobat e vendosura ndaheshin mes Kontit dhe paditësit. Qytetarët duhet të parashikonin mirë çdo gjë në ndërtim. Ata nuk mund të ndërtonin shkallë aty ku nuk ishte prashikuar dhe nuk ishin hedhur themele që në fillim për një gjë të tillë.
Konfliktet e pronësisë rregulloheshin ose parashikoheshin me një varg nenesh si neni 14 “mbi themelet”
që sanksiononte se, nëse dikush gjente themele shtëpie ose shkallë brenda territorit e kufijve të vet, ato konsideroheshin pronë e tij. Dritaret kanë qenë shumë “të lakuara” në ligj dhe me sa duket problematike.
Në kreun 15 “Mbi dritaret që dalin mbi fqinjin” thuhet se gjithkush mund të hapë dritare mbi shtëpinë e fqinjit për të marrë dritë, por në asnjë mënyrë kjo dritare nuk duhet përdorur për të hedhur plehra apo për të shtruar mbulesë dërrase mbi shtëpinë e fqinjit. Kundravajtësi dënohet me 12 hyrperperë gjobë dhe me murosjen e dritares. Dritarja duhet të muroset edhe kur fqinji vendos të ngrejë katin e shtëpisë së vet.
Gjithashtu, nëse dikush kapet natën apo ditën duke hedhur themele të paligjshme shtëpie ose shkallë dhe nëse kjo provokohet me dëshmi të ligjshme, kundravajtësi gjobitet me 8 hyperperë, të cilat ndahen përgjysmë mes Kontit dhe paditësit.(kreu 16).
Ky lajm është publikuar: 29/01/2009