E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, priten ndryshime kabineti në vjeshtë

Kryeministri Nikolla Gruevski planifikon që gjatë muajit tetor të ndërmarë një ndryshim tjetër në qeveri, duke bërë nëj lëvizje të dytë Brenda këtij viti. Lajmi bëhet i ditur nga televizioni A1 në Shkup, nëpërmjet së cilit bëhet e ditur se në këtë ndryshim do të përfshihen jo vetëm ministrat e VMRO-DPMNE-së, por edhe ata të Bashkimit Demokratik për Integrim ose BDI-së. "Nga ministrat aktual të sigurt që mund të mbeten në poste ministrore janë ministrat e policisë, transportit dhe telekomunikimeve por edhe ministri i financave, ndërsa pjesa tjetër nuk është e sigurt duke përfshirë edhe ministrat e partisë së Ali Ahmetit", njofton A1, duke cituar burime të partnerëve të koalicionit qeveritar. Ndryshimet qeveritare do të ndodhin pas raportit të KE-së për Maqedoninë që do të publikohet gjatë vjeshtës, duke mos përjashtuar vlerësime negative për ngecjen e procesit të reformave dhe mungesën e dialogut politik

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›