SHBA/ Obama me pushime, drekon me familjen në një fast-food
Presidenti amerikan Barack Obama ka preferuar të drekojë së bashku me familjen e tij në një lokal praën detit ndërsa ndodhet me pushime në ishullin Martha's Vineyard. I shoqëruar edhe nga stafi i tij, obama ka porositur menunë se bashku me bashkeshorten dhe zonjën e parë, Mishel, e të bijat, Sashan dhe Malian , në një lokal të thjeshtë buzë detit, me tavolina druri e çadra prej kashte. Ata janë ulur aty për të pritur porosinë e më pas janë larguar. Më pas numri një i Shtëpisë së Bardhë ka pozuar edhe për disa adhurues të fotove por edhe të presidentit, së bashku me stafin e lokalit dhe me personat që ishin të pranishëm në vendin ku ai zgjodhi të porosiste drekë. Katër anëtarët e familjes janë parë të veshur me veshje plazhi, madje presidenti Obama mbante edhe një kapele. Më herët, gjatë ditës së mërkurë, Obama e nisi ditën me një deklaratë ngushëllimi dhe keqardhjeje për vdekjen e senatorit liberal Edward Kennedy.