Korçë, zjarr në magazinat e hekurit

Një zjarr i fuqishëm përfshiu mëngjesin e sotëm magazinat e hekurit në qytetin e Korçës. Lajmi bëhet i ditur nga autoritet lokale, të cilat deklarojnë se njëra prej magazinave është shkrumbuar plotësisht, ndërkohë që nga flakët e pashuara rrezikohen edhe të tjerat. Dy zjarrfikëse janë duke punuar për vënien në kontroll të zjarrit, i cili për fat të mirë mësohet se nuk ka shënuar viktima.
Shkaqet e rënies së zjarrit në këto magazina nuk dihen ende, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e tyre.
Shkaqet e rënies së zjarrit në këto magazina nuk dihen ende, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e tyre.