E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni prodhuesit e duhanit ne proteste

Qindra prodhues të duhanit në Maqedoni kanë bllokuar sot kufirin me Greqinë, në shenjë proteste për cmimet e caktuara nga qeveria për prodhimet e tyre.

Prodhuesit kanë kërkuar nga qeveria që një kilogram duhan të paguhet 3.12 euro.

“Puna jonë duhet të paguhet ashtu sic ka vlerën, në të kundërt ne do të ndërmarrim masa më radikale”, ka deklaruar kreu i protestuesve, Kire Nedelkovski.

Ministria maqedonase e Bujqësisë ka njoftuar se ka blerë rreth 1.6 milion kilogram duhan, nga 25 milionë kilogramë gjithësej që prej datës 13 dhjetor.

Cmimi mesatar ishte 143 denarë, ose 2.32 euro për kilogram. Javën e kaluar disa qindra prodhues në pjesën jugore të Maqedonisë protestuan me kërkesa të ngjashme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›