Zbuloni vendin ku mund të qëndroni në qetësi absolute, larg botës
SHBA- A ka një vend mbi tokë ku mbretëron qetësia absolute? Po. Ai është ofruar nga laboratori Orfield në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes një dhome të posaçme, ku arrijnë të përthithet 99.99 përqind e zhurmës. Por, deri tani askush nuk ka arritur të qëndrojë në të për më shumë se 45 minuta, raporton Express.
E përfshirë në librin e rekordeve Guiness, kjo dhomë është krijuar duke u veshur me mure shumë të trasha, pas të cilave të krijohet ndjesia e të qënit i izoluar krejtësisht nga bota.
Trashësia e izolimit, ka një nivel prej 3.3 metrash. Hyrja është e vendosur pas dy dyerve të mëdha Vault të blinduara.
E megjithatë, as këtu heshtja nuk është e artë. Në të vërtetë, madje, ajo bëhet pothuajse e padurueshme. Dhe mund të çojë deri në një mungesë ekuilibri mendor. Sidomos në qoftë se ju fikni edhe dritat, duke eliminuar në këtë mënyrë edhe zhurmën e fundit të kësaj bote ...Asnjë person nuk ka arritur të rrijë brenda saj, për më shumë se tre të katërtat e një ore...
(el.me/BalkanWeb)