E Diel, 1 Nëntor 2026

Kinë, përmbytet miniera, 8 minatorë humbin jetën

Gazeta Shqip

Tetë minatorë kanë humbur jetën në një minierë në provincën kineze të Shanxi. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia Kina e Re, e cila ka sqaruar se minatorët nuk kanë mundur të dalin jashtë minierës, e cila është përmbytur nga uji. Ndërkohë katër minatorë janë mundur të shpëtojnë, ndonëse ndodhen ende në gjendje të rëndë për jetën. Mësohet se në minierën e karbonit kanë qenë duke punuar 34 minatorë, kur rreth ora 04:20 (ora lokale) e së mërkurës, miniera është përmbytur nga uji. 22 minatorë kanë mundur të dalin jashtë galerisë shëndoshë e mirë, ndrysa 12 kanë mbetur brenda. Mëngjesin e sotëm, pas disa ditë punimesh për nxjerrjen e ujit nga galeria, është bërë e mundur të nxjerrin trupat e pajetë të 8 minatorëve.

4 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)

Kinë, përmbytet miniera, 8 minatorë humbin jetën burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›