E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusia këkron zëvendësimin e Kofi Anan

Anan konfirmoi dje pasdite nga Gjeneva dorëheqjen nga e detyra e tij, duke deklaruar se ai nuk kishte marrë mbështetjen e nevojshme të komunitetit ndërkombëtar për zgjidhjen e situatës në Siri.

“Duhet të gjejmë menjëherë një pasardhës të denjë të Kofi Ananit. Mbajtja e pranisë së OKB-së në vend është shumë e rëndësishme për situatën aktuale në vend”, deklaroi Ministria ruse e Punëve të Jashtme në një komunikatë.

Ndërkohë që në Siri situata vazhdon të jetë e tensionuar, pas sulmeve të sotme të ushtrisë siriane në Damask dhe Alepo.

Duke marrë në konsideratë përçarjet ndërkombëtare, regjimi mbetet i vendosur të vazhdojë me represionin ndaj revoltës që filloi në mars të vitit 2011, që u militarizua përballë akteve të shtypjes së përgjakshme të ushtrisë siriane.

/Start/E.G/

                                                                                             2012-08-03 20:35
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›