E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, qytetarët: Korrupsioni në nivele të larta



Maqedonia ka mangësi të theksuara kur bëhet fjalë për transparencën e punës së institucioneve shtetërore si dhe shpenzimin e mjeteve të buxhetit, theksohet në raportet e faktorit ndërkombëtar. Pavarësisht fushatës së qeverisë së Maqedonisë "Thuaj JO korrupsionit", qytetarët e kanë të vështirë ta denoncojnë korrupsionin, ndërkohë që si institucione më të korruptuara apostrofojnë administratën, shëndetësinë dhe sistemin gjyqësor. Sipas një hulumtimi të bërë nga Organizata Qytetare "Transparencë - Zero korrupsion", qytetarët e Maqedonisë nuk u besojnë institucioneve që duhet të luftojnë korrupsionin. "Gjatë hulumtimit tonë, në pyetjen pse nuk i denoncojnë rastet korruptive, me të cilat janë ballafaquar, qytetarët përgjigjeshin: ç'do të fitojmë me këtë? Asgjë nuk do të ndryshohet. Kjo dëshmon se qytetarët e kanë humbur besimin ndaj institucioneve, të cilat janë përgjegjëse për të luftuar korrupsionin", thotë Sllagjana Taseva nga organizata "Transparencë - Zero korrupsion".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›