Irani, kundërsamit për sigurinë bërthamore

Irani do të organizojë një kundër samit që do të mbahet në Teheran pak ditë pas përfundimit të samitit ndërkombëtar të Uashingtonit mbi sigurinë bërthamore. Ministria e jashtme iraniane ka konfirmuar se samiti do të mbahet në datat 17 – 18 prill dhe do të ketë temën “Energji bërthamore për të gjithë, armë bërthamore për asnjë.”
Janë rreth 60 vendet e ftuara për të marrë pjesë, ndër të cilat dhe Kina që ka konfirmuar pjesëmarrjen. Irani programi i pasurimit të uraniumit të së cilit shqetëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Perëndimin prej kohësh, është kërcënuar me sanksione të reja.
Në datat 12 - 13 prill në Uashington do të mbahet një samit ndërkombëtar për sigurinë bërthamore, dhe është e qartë se në qendër të diskutimeve do të jenë Irani dhe Koreja e Veriut. Kina është i vetmi vend me të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurisë të OKB-së që kundërshton vënien e sanksioneve të reja ndaj Teheranit. < I mëparshmi