E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Liberation” nxit debat për Papën

Gazeta prestigjioze franceze “Liberation” e ka hapur numrin e sotëm me një titull mjaft provokues, që pritet të ngjalle debate.

“A duhet të ndërrohet Papa?”, ishte titulli i artikullit në faqen e parë të gazetës, duke ju referuar kështu debatit në lidhje me qëndrimin e Vatikanit për skandalin e abuzimeve seksuale, nga ana e priftërinjve.

“Kisha për njerëzit e shek. XXI është një ndërmarrje njerëzore dhe do të gjykohet si e tillë”, shkruan ndër të tjera “Liberation”.

Gjithashtu, gazeta kërkon një transparencë totale për të vendosur drejtësinë dhe kërkoi gjykimin e priftërinjve të dyshuar abuzues. “Ngelet për t’u parë nëse Papa Benedicti XVI do dijë t’i përgjigjet kësaj krize”, theksoi “Liberation”.

Madje edhe festa e Pashkëve mbeti nën hijen e skandalit të abuzimeve.

Papa gjatë fjalimit të tij tradicional për këtë festë nuk ju referua skandalit, por megjithatë, disa nga zyrtarët kryesor të Vatikanit u rreshtuan prapa tij, duke theksuar se ai gëzon përkrahjen e tyre të plotë.

Por pati edhe kritika në adresë të kishës, siç ishin ato të shprehura nga peshkopët e Gjermanisë dhe të Belgjikës, të cilat abuzimet e fëmijëve nga ana e priftërinjve i cilësuan si krim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›