Miqësitë e presidentëve amerikanë

Udhëheqësit e shteteve janë të detyruar shpeshherë të kenë marrëdhënie politikisht korrekte me udhëheqësit e vendeve të tjera, edhe kur nuk kanë ndonjë simpati për to. Por, hera-herës liderët lidhin miqësi të vërteta, përtej rolit politik. Miqësia mes presidentit amerikan, Franklin D.Roosevelt dhe Winston Churchill është një prej miqësive më të famshme mes dy udhëheqësve të huaj.
Ishte një miqësi e gdhendur nga trysnia e luftës: Ata kaluan 113 ditë bashkë dhe shkëmbyen më shumë se 2 mijë mesazhe gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por, nuk është aq e njohur edhe këmbëngulja e Roosevelt për të vendosur një marrëdhënie të ngrohtë miqësore me Stalinin ose “Xhaxha Xho” siç e quanin Roosevelt dhe Churchill atë. Gjatë viteve ’80, presidenti amerikan Ronald Reagan dhe kryeministrja angleze Margaret Thatcher ishin jo vetëm aleatë natyrorë, por dhe miq të mirë.
Thuhet se gjatë takimit të tyre të parë, i cili ishte 45 minuta më i gjatë seç ishte përcaktuar, ata të dy përfundonin fjalitë e njëri-tjetrit. Ata të dy kishin shumë gjëra të përbashkëta dhe të dy mbahen mend për promovimin e politikave ekonomike neo-liberale. Mund të thuhet se ata ishin miqtë më të ngushtë në politikë.
Miqësia e presidentit amerikan, Ronald Reagan, me liderin sovjetik, Mikhail Gorbachev, ishte një prej marrëdhënieve më të rëndësishme politike gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 20-të. Jo vetëm që Reagan dhe Gorbatchev ndihmuan në përfundimin e Luftës së Ftohtë, por ata gjithashtu arritën përparim edhe në kontrollin e armëve. Reagan shprehej me konsideratë të lartë për “dimensionin moral” të Gorbachev, ndërkohë që lideri rus e ka lavdëruar Reagan si një “amerikan i madh”.
Lidhjet e ngushta mes familjes Bush dhe familjes mbretërore arabe kanë qenë subjekt studimi dhe kontradiktash. George H. W. Bush ishte mik me sauditët para se të bëhej president dhe ishte takuar me mbretin Fahd dhe princin Abdullah në vitin 1982, kur ishte zëvendëspresident. Kur Hussein pushtoi Kuvajtin në gusht të vitit 1990 mendohej se shënjestra tjetër e tij do ishte Arabia Saudite. Sauditët kërkuan ndihmë ushtarake nga SHBA dhe administrata e Bushit ishte e gatshme t’ia ofronte. Para se të merrte detyrën në vitin 1993, Bill Clinton kishte filluar të lidhte miqësi me Boris Yeltsin. Ata u takuan për herë të parë në vitin 1992 dhe Clinton ishte aq i dhënë pas Yeltsin, sa i sugjeroi që ai mund të bëhej sherif në Arkansas. Edhe pse Yeltsin kishte shumë cilësi jo të mira, siç ishte alkoolizmi dhe toleranca ndaj korrupsionit, Clinton kishte një bindje të patundur se Yeltsin ishte një reformator i madh.
Presidenti amerikan Clinton dhe kryeministri izraelit, Yitzhak Rabin, kishin një lidhje të fortë gjatë mesit të viteve ’90 teksa ata punonin në përpjekje për të zgjidhur konfliktin izraelito-palestinez. Rabin mendonte fillimisht se Clinton ishte naiv dhe pa përvojë, por më vonë ai krijoi një respekt të madh për presidentin. Miqësia dhe besimi mes dy burrave rezultoi të ishte një pikë kritike në punën për të nënshkruar marrëveshjen historike me Arafat.
Disa muaj pas inaugurimit si president u bë e qartë se krijimi i “marrëdhënieve speciale” s’do ishte prioritet për Barack Obaman. E gjithë kjo nisi kur presidenti i ri amerikan deklaroi se ai nuk e donte më një bust të Winston Churchill nga qeveria britanike që qëndronte në Zyrën Ovale që prej sulmeve të 11 shtatorit. Obama tregoi një mosinteresim që u bë i famshëm gjatë vizitës me kryeministrin britanik, Gordon Brown. Njerëzit në Washington u befasuan kur mësuan në mars se këshilltarët e Obamas e konsideronin presidentin rus, Dmitry Medvedev, një prej miqve më të ngushtë të presidentit amerikan. “A mund të jetë e vërtetë që presidenti amerikan ka gjetur një partner të jashtëm në Kremlin?”, shkruante “Washington Post”. Mbase jo, por dy burrat duket se janë miq mjaft të mirë.
Një prej miqësive mes një presidenti amerikan dhe një kryeministri britanik që ka pasur më shumë ndikim gjeopolitik është ajo mes George W. Bush dhe Tonly Blair, i cili kishte pasur miqësi të mirë dhe me Bill Clinton. Bush dhe Blair nuk ishin aspak afër ideologjikisht, por miqësia e tyre e ngushtë u formësua nga besimi i krishterë dhe vendimi për të pushtuar Irakun në vitin 2003.
Në Paris, në qershor të vitit 2009, Obama refuzoi ftesën nga presidenti francez për të darkuar në pallatin “Elysee” dhe e çoi bashkëshorten e tij Michelle në një restorant parisien. Kur e pyetën për këtë më vonë, Obama u përgjigj, “Miqtë e mirë nuk shqetësohen për simbolet dhe protokollet”. Por, duket se miqësia po merr një kthesë të re duke qenë se Obama kishte ftuar për darkë private në Shtëpinë e Bardhë Sarkozynë dhe bashkëshorten e tij, Carla Bruni, gjatë vizitës së tij të paradokohshme në Washington.(Foreign Policy)