E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulm i ri vetëvrasës në Rusi

Rusia është tronditur sot sërish nga një sulm vetëvrasës, si pasojë e të cilit janë vrarë dy policë.

Shpërthimi ndodhi pranë një stacioni të policisë në Ingusheti, republikë kjo e trazuar në Kaukazin Verior, bën të ditur agjencia e lajmeve “Interfax”.

"Sot, rreth orës 04:20, në Karabulake, një i panjohur ka shpërthyer rripin e tij me eksploziv në momentin kur policët po hynin në ndërtesën e Ministrinë së Brendshme'', deklaroi prokuroria në një komunikatë.

Sipas agjencisë së lajmeve “Interfax”, një shpërthim i dytë ndodhi disa minuta më vonë pas shpërthimit në ndërtesën e parë, pa shkaktuar viktima.

Në ndërkohë, shtypi rus ka njoftuar se njëra nga sulmueset vetëvrasëse në metronë e Moskës mund të jetë mësuesja 28 vjeçare Marjam Sharilova.

"Novaja Gazeta" citoi Rasul Mogamedovin të ketë thënë se fotografia e sulmueses duket si bija e tij dhe se ajo ishte e veshur ashtu siç e kishte parë herën e fundit.

Vajza, ishte larguar nga shtëpia e saj në provincën e Dagestanit, një ditë para sulmeve të 29 marsit.

Tre ditë parë u zbulua edhe sulmuesja e parë vetëvrasëse. Ajo është një 17 vjeçare nga Dagestani. Sipas medieve ruse, ajo ishte e veja adoleshente e një militanti të vrarë në vitin 2009.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›