Maqedoni, rihapet dosja e atentatit ndaj ish-presidentit Gligorov
SHKUP-Në Maqedoni është rihapur dosja e atentatit ndaj ish-presidentit Kiro Gligorov. Hapja e dosjes u bë pasi ish-Ministri i Brendshëm bëri publike dëshmitarët e këtij akti që ka ndodhur 13 vjet më parë.
Ish-Ministri i Brendshëm Maqedonas, Lubomir Frçkovski ka bërë të ditur se ekziston dëshmitari i cili mund të vërtetojë përzierjen e disa nënpunësve të sigurimit shtetëror maqedonas në atentatin ndaj ish-presidentit Kiro Gligorov.
Më shumë se 13 vite pas atentatit ndaj ish-presidentit Gligorov, profesori dhe ish-ministri i brendshëm Frçkovski ka shkruar në një shkrim të tij autorial se ekziston dëshmitari që mund të vërtetojë përfshirjen e personave të ish-Drejtorisë për Sigurim dhe Kundërzbulim në atentat.
Pas bërjes publike të këtij pohimi, prokurori i përgjithshëm i Maqedonisë, Lupço Shvrgovski ka fituar sot në një bisedë ish-ministrin e brendshëm.
“Do të kërkojmë që Fërçkovski të jap detaje të plasuara në shkrimin e tij dhe emrin e dëshmitarit, i cili më pas do të flas për personat e caktuar. Hetimet për atentatin ndaj ish-presidentit Gligorov nuk janë mbyllur, por vetëm ishin lënë në heshtje për shkak të mungesës së informacioneve”, deklaroi kryeprokurori Shvgovski.
Atentati ndaj ish-presidentit Kiro Gligorov ka ndodhur më 3 nëntor të vitit 1995, ndërsa në atë periudhë Lubomir Frçkovski ishte në detyrën e ministrit të brendshëm.
(d.b/INA/BalkanWeb)