Çekia: Kur të kryesojmë BE-në, do heqim vizat për Ballkanin
PRAGE - Çekia gjatë kryesimit të BE së nga 1 janari i vitit të ardhshëm do të angazhohet që të bindë Brukselin, që shtetasve të vendeve të Ballkanit Perëndimor t'ua heqë vizat për hyrje në BE. Kjo deklaratë nga Praga u bë sot nga shefi i diplomacisë çeke, Karel Shvarcenberg. "Zëri ynë në BE është ndër më të fuqishmit, që thotë se integrimi i Ballkanit Perëndimor në strukturat euro-atlantike duhet të përshpejtohet dhe të përfundojë", ka thënë Shvarcenberg për të shtuar: "Do t'i bind politikanët e vendeve tjera të BE së se është e domosdoshme, që vizat të hiqen sa më parë ", u ka thënë Shvarcenberg gazetarëve.
Çekia si një nga detyrat parësore gjatë kryesimit gjashtëmujor të presidencës së BE së ka krahas fushatës "Evropa pa barriera", ka vënë përshpejtimin e bisedimeve mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Brukselit.
(d.b/BalkanWeb)