E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, rishikim i buxhetit në Kuvend

SHKUP-Në Maqedoni nga sot nis në proçedura parlamentare rishikimi për shkurtimin e buxhetit të shtetit.Ky veprim vjen për shkak të vështirësive ekonomike që ka vendi, edhe pse më parë një fakt i tillë nuk pranohej prej qeverisë.

Sic citon sot BBC, qeveria sërish thotë se projeki ri i buxhetit është i duhuri për vendin, gjë që në të vërtetë nuk bie dakort opozita. Mandej opozita e ka akuzuar qeverinë, se po bën harxhime të panevojshme, dhe se po merr borxhe të konsiderueshme. Opozita vlerëson se dhe shkurtimet nuk do të jenë efiçente.dhe se po bëhen shkurtime edhe në fusha, që konsiderohen të rëndësishme për të ardhmen e vendit.
Me buxhetin e ri, shkurtimet prekin edhe Ministrinë e Mbrojtjes e cila duhet të ndërmarrë reformat për anëtarsim në NATO.

BBC vlerëson sot se përkundër këtyre shqetësimeve Kryeministri Nikolla Gruevski, tha se investimet kapitale, nuk do të preken, por vetëm shtyhen afatet e realizimit. Sipas tij nuk ka vend për shqetësim:
“Mund të jeni të qetë, sepse të gjitha projektet që janë filluar do të zbatohen, vetëm se pak do të zgjaten afatet se kur duhet të përfundonjë.
Veç tek projektet kapitale, shkurtime do të ketë në disa fusha, kurse për të treguar seriozitet ne parashikjmë shkurtime të rrogave edhe të Ministrave dhe zyrtarëve të tjerë”, tha Kryeministri Gruevski.
Por këtë deklaratë ai e bëri gjatë përurimit të fillimit të punëve të një godine tjetrër qeveritare, atë të Ministrisë së Bujqësisë.
Qeveria u akuzua pikërisht për investime të panevojshme si statuja apo dhe godina të tjera, pjesë e projektit Shkupi 2014.
Qeveria po akuzohet se po vënon edhe pagesat ndaj kompanive ndërtuese, por asgjë prej këtyre akuzave nuk pranohet.

Maqedonia vazhdon të ketë vështirësi ekonomike, dhe për nivelin flasin edhe vetë qeveritarët, kur thonë se “situata është serioze”.
Opozita thotë se qeveria ka dështuar në politikat e saj ekonomike, që ishin kryesoret në premtimet e saj.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›