Maqedoni, shënohet viktima e shtatë nga virusi H1N1
Në Maqedoni është shënuar viktima e shtatë e shkaktuar nga virusi i gripit të derrave. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë në Shkup.
Siç bëhet e ditur, bëhet fjalë për një 25 vjeçar, i cili para një jave ishte shtruar në Klinikën Infektive. Sipas të dhënave më të fundit të Institutit për Shëndetësi Publike, gjatë javës së kaluar janë shtruar në spital 140 persona nëpër njësitë infektive të Maqedonisë, me simptoma të virusit A/H1N1, ndërsa vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 13 pacientë. Pjesa më e madhe e tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se vaksinimi në po realizohet normalisht dhe se janë vaksinuar 1540 persona, prej të cilëve 800 punonjës shëndetësie, ndërsa 740 të tjerë janë qytetarë.