Hagë, Kina dhe Qiproja kundër pavarësisë së Kosovës
Në seancën e së hënës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, Kina dhe Qiproja kanë kundërshtuar pavarësinë e Kosovës, ndërsa Kroacia dhe Danimarka kanë mbështetur fuqishëm shtetin e ri kosovar. Kina dhe Qiproja, ashtu siç pritej kanë dhënë mendime që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës, duke kërkuar që të respektohet sovraniteti dhe integriteti territorial i Serbisë. Ambasadorja kineze në Holandë, Su Hançin ka theksuar se shpallja e pavarësisë ka shkelur Rezolutën 1244, e cila i njeh Kosovës një autonomi substanciale. Hançin ka thënë se vetëvendosja mund të miratohet në rastet e kolonive dhe okupimeve të jashtme dhe jo në raste të pjesëve integrale dhe multietnike të një shteti sovran, siç është rasti me Kosovën. Qipro në këtë seancë është përfaqësuar nga tre zyrtarë dhe argumentet e tyre ishin në anën e Serbisë. Ata janë shprehur se pavarësia nuk është akt neutral dhe rrjedhimisht, Gjykata Ndërkombëtare në Hagë duhet të deklarohet për këtë çështje. Aspekti tjetër i ngritur nga ky vend është fakti se Qiproja mohon se Kosova ishte rast 'sui generis' dhe vetëvendosja nuk u takon pakicave, siç i kanë cilësuar ata shqiptarët e Kosovës.
Në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës ka dhënë argumentat e saj Kroacia dhe Danimarka. Përfaqësuesja kroate Andrea Metelko Zgombiç, në fjalën e saj, ka zgjuar interesin e gazetarëve dhe qarqeve tjera diplomatike, për faktin se Kroacia ishte pjesë përbërëse e ish-Jugosllavisë dhe tashmë vend fqinj i Serbisë. Zgombiç fillimisht ka thënë se pavarësisë së Kosovës i ka paraprirë një proces politik dhe se Kosova është një rast 'sui generic'. Ajo ka pohuar se pas Kroacisë, pavarësinë e Kosovës e kanë njohur edhe vende të tjera fqinje, që ishin pjesë përbërëse të ish-Jugosllavisë.
"Me Kushtetutën e vitit 1974, Kosova ishte njëra nga tetë njësitet federale dhe kishte shumë atribute shtetërore", ka thënë përfaqësuesja kroate. Ajo në vazhdim ka shpjeguar edhe "përfaqësimin e barabartë të Kosovës me republikat tjera në ish-Federatën Jugosllave" dhe në këtë kuadër, ka elaboruar në detaje edhe suprimimin e dhunshëm të kësaj pozite kushtetuese të Kosovës në vitin 1989. Ndërkohë që edhe përfaqësuesi i Danimarkës ishte i mendimit se pavarësia e Kosovës është shpallur në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare. Zëvendëssekretari i Ministrisë së Jashtme daneze Thomas Uinkler, theksoi se vend ii tij ka insistuar që zgjidhja të bëhet me dialog. Por sipas tij, negociatat me ndërmjetësimin e Marti Ahtisarit dhe Trojkës dështuan, ndërkohë që status-quoja e atëhershme ishte e paqëndrueshme. "Kosova është rast i veçantë dhe nuk mund të përdoret si precedencë. Dy janë shkaqet që atë e bëjnë të veçantë: dhuna dhe prezenca ndërkombëtare si dhe statusi i Kosovës brenda Jugosllavisë", deklaroi Uinkler. Thomas Uinkler në fund theksoi se Kosova dhe Serbia duhet të kenë edhe perspektivën europiane, duke shtuar se procesi i pavarësisë së Kosovës nuk mund të kthehet mbrapsht.