Maqedoni, shqiptarët kërkojnë zyrtarizimin e shqipes
Ligji për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni është i cunguar dhe është më se e nevojshme që nëpërmjet rregullave parlamentare të mundësohet një ligj i ri me të cilin do të mund të rregullohet përdorimi paralel i gjuhës shqipe me atë maqedonisht në mbarë territorin e Maqedonisë.
"Kjo nënkupton se ende duhet punuar në këtë drejtim. Pse e votuam ligjin e tillë? Pasi që nuk ekzistonte fare ky ligj. Pasi që i tërë opinioni ishte i bindur se nuk mund të miratohej një ligj i tillë", është shprehur Ermira Mehmeti nga radhët e BDI-së, duke shtuar se kristalizimi i çështjes për implementimin e ligjit të gjuhëve është më se i domosdoshëm.
Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi i ka ofruar kryetarit të Parlamentit Trajko Veljanovski ndryshimet e ligjit për përdorimin e gjuhëve, tanimë të miratuara, me të cilat ndryshime gjuha shqipe do të trajtohej si gjuhë zyrtare edhe në ato vendbanime ku përqindja e shqiptarëve arrin deri 20 %.
Nëse nuk ka disponim për këtë iniciativë, PDSH-ja paralajmëron tërheqjen e grupit parlamentar nga Parlamenti. Tabelat dygjuhëshe në Manastir dhe Gjevgjeli, si dhe në hyrjet e territorit të Maqedonisë, gjuhë shqipe në Qeveri dhe udhëheqja e mbledhjeve kuvendore në gjuhën shqipe, - janë të gjitha këto pjesë e ambicieve për përdorimin paralel të gjuhës shqipe krahas maqedonishtes në Maqedoni.
(INA/DW)