E Diel, 1 Nëntor 2026

Petrich kundër idesë për shkëmbim territoresh

Ai tha se ideja e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, nuk është një zgjidhje në kohën e integrimeve evropiane. Sipas tij, kjo ide ndoshta mund të nxiste një dialog më të gjerë rajonal, me përfshirjen e politikanëve dhe të shoqërisë civile në Luginën e Preshevës dhe në Mitrovicë.

Deklaratat e tij pasuan qëndrimin e një ligjvënësi amerikan, Dana Rohrabacher, për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të arritjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme në Ballkan.

I pyetur nëse shkëmbimi i territoreve do të mund të ishte një zgjidhje për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ambasadori Petrich tha: “Të jem i sinqertë jo”.

“Nuk e besoj se kjo është një zgjidhje. Kjo është një ide që i takon shekullit XX, kur është folur për shkëmbim popullatash. Kjo nuk funksionon. Në një Evropë të bashkuar dhe të integruar duhet të ecet drejt pranimit të diversitetit”.

Kjo, sipas tij, është më e rëndësishmja dhe kjo është ajo që shqiptarët e Kosovës duhet ta mësojnë dhe gjithashtu është diçka që serbët duhet ta mësojnë. Në të kundërtën – sipas Petrichit - Evropa nuk mund të ndërtohet. “Ka pasur probleme dhe situate të ngjashme edhe në pjesët e tjera të Evropës, prandaj nuk do të ishte një ide e mirë të jem më i saktë”, tha ai.

/bbc/telegrafi/

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›