Maqedoni, shqiptarët protestojnë kundër diskriminimit
"Liri, barazi dhe drejtësi" ishin sloganet në flamujt dhe pankartat e mbajtura në duar nga protestuesit shqiptarë në Maqedoni.
Mijëra shqiptarë e nisën protestën e tyre rreth orës 13:00 nga pallatet e gjykatave, duke vazhduar në drejtim të godinave të Parlamentit dhe Qeverisë, dhe më pas u rikthyen sërish para gjykatave.
Në protestën me moton "Për drejtësi" morën pjesë rreth 40 shoqata joqeveritare shqiptare, të cilët denoncuan politikën antishqiptare të qeverisë.
Në mesin e protestuesve ishin edhe deputetët e Demokracisë së Re, Flora Kadriu, Abedin Zymberi dhe Sulejman Rushiti.
Këshilli i Organizatave Shqiptare (KOSH) ka lexuar edhe letrën publike me kërkesat e saj. Organizatorët theksuan se marshi protestues që nisi para Gjykatave, më pas para Parlamenti dhe Qeverisë, simbolizon trinomin diskriminues institucional kundër shqiptarëve në Maqedoni.
"Gjykata që dënon shqiptarët e pafajshëm, Parlamenti i dominuar nga maqedonasit që sjellin ligje antishqiptare si dhe Qeveria që aplikon më pas ligje antishqiptare", kanë theksuar organizatorët.