E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, shtyhet pa afat regjistrimi i popullsisë

SHKUP-Regjistrimi i ri i popullsisë në Maqedoni pas dështimit të këtij të fundit do të shtyhet për afat të pacaktuar. Lajmi bëhet i ditur nga mediat në Shkup që citojnë burime qeveritare. Parlamenti i Maqedonisë votoi mbrëmë për shfuqizimin e ligjit për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave. Partia më e madhe maqedonase VMRO-DPMNE vlerësonte se në zonat ku është përqendruar popullata shqipare, po bëheshin përpjekje për falsifikimin e shifrave.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›