Rusi, policia arreston disa protestues
Moskë -Policia ruse ka arrestuar sot dhjetëra persona gjatë një manifestimi të paautorizuar të opozitës. Protestuesit iu përgjigjën thirrjes së kampionit të shahut, Garry Kasparov, konstatoi një gazetare. Në sheshin ''Pushkin'' është parë që policia ka arrestuar 15 persona njëri prej të cilëve gjeneral në pension.
Sipas faqes zyrtare të Garry Kasparovit, 15 persona prej të cilëve dhe presidenti i Bashkimit të Oficerëve sovjetikë, gjenerali Aleksei Fomine i cili drejtonte kortezhin e manifestuesve u arrestuan. Policia e Moskës nuk e kishte autorizuar zhvillimin e këtij manifestimi që kishte për qëllim protestën kundër politikës së qeverisë së kryeministrit Vladimir Putin.