LSI në lëmin e braktisjeve
Vlorë/Fier -Duke se ikjet nga Lëvizja Socialiste për Integrim në drejtim të Partisë Socialiste, dhe anasjelltas janë bërë të zakonshme në këtë prag zgjedhjet. 300 anëtarë të LSI-së, përfshirë anëtarë të këshillit bashkiak dhe nënkryetaren e LSI-së në Vlorë, i janë bashkuar Partisë Socialiste. “Sot me shume se kurrë duhet te leme mënjanë zemërimet dhe të ngrihemi mbi interesat politike për të qenë fitues më 28 qershor”, ka deklaruar ish-nënkryetarja e LSI, Albana Hodaj.
Edhe në qarkun e Fierit, ka pasur fenomen largimesh duke iu bashkuar PS-së. Sipas deklaratës të ish-drejtuesve te LSI-se, kryetaret e degëve të kësaj partie në dy komuna të mëdha janë larguar nga kjo parti drejt Partisë Socialiste bashkë me 250 anëtarë.
“Ne, themeluesit e LSI, qe përfaqësojmë 250 anëtarë dhe 1 mijë vota deklarojmë shkëputjen nga kjo parti që është kthyer në biznes privat. Berisha dhe Meta janë bërë si Coli dhe Loli për interesat e tyre”, ka deklaruar Maks Mece, ish-kandidat për deputet i LSI.