E Shtunë, 31 Tetor 2026

Luan Rama PS-ja e katandisur si mos me keq

Sekretari i Përgjithshëm në LSI, Luan Rama i ftuar në studion e ABC news ka folur për situatën në të cilën ndodhet Partia Socialiste. Sipas Luan Ramës

PS-ja është katandisur si mos më keq dhe për këtë ai bën fajtor Edi Ramën.

Sipas Luan Ramës, kreu u PS-së bën të kundërtën e asaj që thotë dhe ka dëmtuar keq PS-në.

“PS, vlerë që s’duhet të ishte këtu ku ndodhet. Por deputetët e PS do të reagojnë ndaj Ramës. Pasi Rama i ka kthyer forumet partisë në memece. Edi Rama gjithçka brenda PS e konsideron të tijën.”, ka deklaruar Luan Rama. Sipas tij kreu i PS-së, koncepton gjithçka me pushtetin.

“Sjellja e Ramës, dëmton kandidatët e PS-së”, tha Luan Rama. Duke iu referuar marrëdhënieve të PS=së dhe kreut të saj me kreun e LSI-së, Luan Rama tha se: “Edi Rama gaboi në sjelljen e tij me Ilir Metën. Pasi Rama me LSI kundër do të jetë në opozitë”, tha Sekretari i LSI-së.

Ai nënvizoi se anëtarët e PS janë zgjedhur nga kryetari dhe në këtë parti nuk ka demokraci.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›