E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ shpall sot rezultatin për Tiranën

Mbledhja e KQZ-së pritet të mbahet në orën 18:00, ndërkohë që është hartuar akti që përfshin gjithë mbledhjen e votave të rinumëruara pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor.

Kandidati i “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha, ka 95 vota më shumë se kandidati i “Aleancës për të Ardhmen”, Edi Rama. Partia Socialiste pritet të bëjë tjetër ankim  në Kolegjin Zgjedhor, dhe duke pasur parasysh kohën sa të dali vendimi, brenda dhjetë ditësh gjithçka parashikohet të jetë e mbyllur.  

Në zbatim të vendimit të Kolegjit Zgjedhor, KQZ-ja përgjatë 5 ditëve verifikoi votat e kontestuara në 1793 kuti, të cilat i përkisnin 368 qendrave të votimit në 11 KZAZ-të e kryeqytetit. Pas verifikimit të këtyre votave, kandidati Basha udhëheq me 95 vota ndaj rivalit të tij Rama.
 
Ndërkaq, përfaqësuesit ligjorë të PS-së e cilësojnë procesin qesharak, të deformuar dhe me parregullsi. /Start/

                                                                                             2011-06-25 08:58
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›