Thaçi: Fjalori i Krasniqit, jo me traditën shqiptare

Kryeministri Hashim Thaçi, tha sot se fjalori i deputetit të “Vetëvendosjes” Florin Krasniqi, është një fjalor, i cili nuk ka të bëjë me traditën shqiptare dhe as me kulturën politike.
Kryeministri Thaçi, po ashtu ka theksuar se edhe qytetarët e Kosovës duhet të distancohen nga të tilla deklarata dhe nga një politikë e tillë.
Këto komete, kryeministri i ka bërë gjatë një takimi me gazetarë të mediave në Kosovë, pas mbledhjes së qeverisë.
Kryeministri Thaçi, në këtë takim ka folur edhe për marrëveshjet me Serbinë, marrëveshjet mes Serbisë dhe Kosovës, të cilat ai ka quajtur konkludimi që kanë dalë pas përfundimit të një pjese të procesit të këtyre negociatave.
Këto konkluzione sipas tij, janë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe është një zgjidhje e modelit evropian.